Thirrja e fortë nga Komisionerja e BE për 25 prillin: Partitë të marrin përgjegjësitë për kandidatët

Komisionerja për Punët e Brendshme në BE, Ylva Johansson, gjatë takimeve në Shqipëri me drejtuesit kryesorë politikë, ndër të tjera u kërkoi që të vendosin në listë kandidatë me integritet për zgjedhjet e 25 prillit. “Shqipëria po u afrohet zgjedhjeve dhe të gjitha partitë duhet të marrin përgjegjësitë që të kenë integritet të kandidatëve në lista. Ky ka qenë një takim vërtet shumë i mirë dhe jam këtu për t’iu uruar për këtë progres, por sigurisht që akoma më shumë duhet bërë”, tha Komisionerja europiane.

Fillimisht u preit në një takim nga kryeministri Edi Rama, me të cilin ishte planifikuar një deklaratë e përbashkët pas takimit, por që në fakt deklarata u bë pa prezencën e kreut të qeverisëm, por ishte kryenegociatori Zef Mazi ai që zbuloi detaje nga takimi i kreut të qeverisë dhe Komisioneres.

“Sot Kryeministri pati kënaqësi që të presë në një takim Komisioneren për Çështjet e Brendshme në BE, zonjën Johansson, me të cilën pati një diskutim të hapur mbi bashkëpunimin tonë të deritanishëm me BE-në, rreth gjithë gamës së çështjeve që përfshirin tematika e çështjeve të brendshme.

Komisionerja Johansson pati një takim edhe me kren e PD-së, Lulzim Basha, ku ky i fundit tregoi për mediat zotimet që i kishte dhënë Komisioneres së Punëve të Brendshme në BE. ”Në veçanti e njoha me planin tonë antimafia dhe vullnetin politik për ta zbatuar atë pas zgjedhjeve të 25 prillit. Tani është detyra e qeverisë që do të dalë pas 25 prillit dhe vullneti im politik që ta drejtoj atë qeveri drejt përmbushjes së kushteve për të hapur negociatat në mënyrë që Shqipëria dhe shqiptarët të fitojnë të tjera të mira materiale dhe jomateriale që do të vijnë nga procesi i integrimit të vendit. Angazhimi për t’i përmbushur këto kushte do të sjellë një përmirësim real në jetën e shqiptarëve”,-tha Basha.

SHKARKO APP