”Thirrja e gardës provokoi situatën”, Bardhi: Nuk do ketë normalitet më në seancat plenare

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi tha pas seancës plenare ku mbizotëroi kaosi dhe dhuna fizike, se mazhoranca ka marrë vendim për të asgjësuar opozitën, ndërsa shtoi se nuk ka ndodhur kurrë përjashtimi i 32 deputetëve të opozitës në mbi 30 vite demokraci.

Sipas tij deputetët e opozitës ishin rrethuar nga Garda dhe kjo solli provokimin e situatës dhe nxitjen e tensioneve. Po ashtu Bardhi bëri me dije se nuk do të ketë më seancë plenare të qetë.

“Deputetët e opozitës sot u rrethuan nga garda e republikës. Ishte mbyllur çdo derë komunikimi për deputetët e opozitës. Sjellja e gardës provokoi situatën, ndërsa ju e dini prej javësh mazhoranca e ka futur Kuvendin në një ngërç duke mos mundësuar vijimin normal të seancës së Parlamentit.

Kanë marrë vendime për asgjësimin e opozitës. Nuk ka ndodhur të rrëzohen kaq komisione hetimore pa dhënë një shpjegim. Nuk ka ndodhur të përjashtohen deputetët e opozitës se nuk pranojnë poshtërimin në sallën e Kuvendit”, u shpreh ai mes të tjerash.

SHKARKO APP