Thirrja e gazetarit të njohur Ben Manaj nga Londra: Kush ma gjen patronazhisten time me emrin Aserta Dervishi?
Nga Ben Manaj (Londër)
Ndihmë!
A ma gjen dot njeri kush është Aserta Dervishi, patronazhistja ime se nuk e kam haberin se cila është dhe e ditka se jam i pasigurt për PS dhe jam simpatizant i PD!
Sipas saj, madje, nuk jam as emigrant! Që mund të nënkuptoj se jetoj në Shqipëri! Ose kjo nuk sheh lajme ose është emër fallco për të mos thënë se qenka edhe pa tru!
Tani edhe mund të ketë të drejtë se këtu se unë kam ardh në Angli i punësuar nga BBC dhe Forin Ofisi dhe nuk jam emigrant në kuptimin e parë të konceptit, pasi kam ardh me vizë britanike në Londër!
Por aman jam shume kurioz ta njoh cila është për të mësuar se si ka hyrë në mendjen time se cilën parti do votoj!
Unë jam publik në pikëpamjet e mia dhe s’ka qenë nevoja për të më vendosur Patronazhist!
KOHA JONË SONDAZH