Thirrja e Këshillit të Sigurisë për kanabisin, Manja: Nishani nuk ka të drejtë
Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja tha se thirrja e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga ana e Presidentit është në të drejtën e tij kushtetuese, por shtoi se në rastin konkret, pra thirrja e Këshillit për çështjen e kanabisit nuk qëndron.
I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Manja theksoi se thirrja e këtij Këshilli bëhet pasi disa agjenci për ruajtjen e sigurisë kombëtare të shprehin shqetësimin e tyre, gjë që sipas tij, nuk ka ndodhur.
Manja: Natyrisht që presidenti është në të drejtën e tij Kushtetuese që të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për problematika të caktuara. Por, ushtrimi i kësaj të drejte kushtetuese nuk do të thotë se Presidenti i Republikës, në rastin konkret që kërkon të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen e kanabisit, nuk do të thotë se Presidenti ka të drejtë.
Presidenti i Republikës merr informacion ditor në cilësinë si President nga strukturat përgjegjëse që kanë për detyrë çështjes e sigurisë kombëtare. Presidenti e ka këtë informacion dhe natyrisht kur ka premisa për cenimin e sigurisë kombëtare, Presidenti i Republikës e thërret Këshillin e Sigurisë kur disa agjenci përgjegjëse për ruajtjen e sigurisë kombëtare e kanë këtë shqetësim.
Unë nuk e di se cilat agjenci që janë përgjegjëse për sigurinë kombëtare e ndajnë këtë shqetësim. Ministria e Brendshme jo! Shërbimi Informativ Shtetëror, jo! Apo shërbimet e tjera të sigurisë. Pse e them këtë? lufta kundër kanabisit është detyrë e përditshme e Policisë së Shtetit. Nuk e kuptoj tani, kur sapo kanë ardhur falënderimet e para nga institucionet e Bashkimit Evropian.
KOHA JONË SONDAZH

