Thirrja e Palokës për protestë: T’i japim fund qeverisjes së krimit

Nënkryetari i Partisë Demokratike doli sot në një konferencë për shtyp ku foli sërish për çështjen “Xhafaj”. Edi Paloka akuzoi sërish kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, se janë të implikuar në trafikun e drogës dhe se po shkatërrojnë provat.

“Edi Rama gënjeu kur tha se ka bërë analizim të zërit në një agjenci të huaj, pasi ende nuk thotë emrin e këtij institucioni. Ai e di mirë se Agron Xhafaj kontrollon trafikun e drogës në qytetin e Vlorës, ndërsa i vëllai, Fatmiri qëndron në Ministri për të shkatërruar të gjitha provat me ndihmën e Prokurorisë së kapur. Ju ftoj edhe njëherë të gjithëve, të protestojmë së bashku ditën e shtunë, për të larguar nga pushteti ministrin e drogës dhe trafikut dhe për t’i dhënë përgjigjen e merituar kësaj qeverie arrogante, që i shërben vetëm kriminelëve”, tha Paloka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?