Thirrja e PD-së për protesta, Braçe: Xhihad politik!
Një deklaratë e Partisë Demokratike që ftonte këdo për të ardhur në protestë kundër Bashkisë dhe projektit të saj për Parkun e fëmijëve tek Liqeni, ka sjellë reagimin e deputetit socialist, Erjon Braçe.
“Xhihadi politik në aksion. Dje në Pakistan, në parkun e lodrave në Lahore;
Sot në Tiranë, në parkun e lodrave në parkun artificial, urban, tek Liqeni!!
Dhe një habi më shumë;
Në fshatrat e tyre i prenë pemët deri në hektare të tërë si pyje;
Në qytet shkulin flokët për të mbrojtur pyllin që e prenë!! Alternativë politike-nam”, shkruan deputeti në rrjetin e tij social.
KOHA JONË SONDAZH

