Thirrja e Presidentit Meta: Qytetarët të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një thirrje që të verifikojnë që tani se ku e kanë qendrën e votimit. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit shprehet se ”Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet”.
Postimi i plotë
U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të verifikojnë që tani ku e kanë qendrën e votimit! U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të rinovojnë kartën e identitetit, siç bëra unë! Nëse nuk i lënë apo u krijojnë probleme, do të hapet edhe një portal për qytetarët në Institucionin e Presidentit, që të informojnë për shqetësimet apo presionet që u bëhen për zgjedhjet.