“Të gjithë në bulevard për të mbrojtur Kushtetutën”, mbahet sot manifestimi i Presidentit Meta

Sot do të mbahet manifestimi i thirrur nga presidenti i Republikës Ilir Meta, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grusht shtetit të iniciuar nga kryeministri Rama.

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit që do të mbahet në bulevardin“Dëshmorët e Kombit”.

“Atdheu po përjeton krizën më të thellë dhe më të rrezikshme për vetë ekzistencën e tij të shkaktuar nga ky sekt që po përdhunon kushtetutën dhe ligjet e këtij vendi si uzurpatorët e dhunuesit më të pashpirt të lirive dhe të drejtave tua themelore ndaj unë ju pres të gjithëve. Të gjithë përfaqësuesit e sipërmarrjeve të ndershme e bizneseve dhe investitorëve që i është bërë e padurueshme kjo sjellje diskriminuese, poshtëruese e klienteliste e një qeverie e një parlamenti që nuk ekziston më si e tillë. Nesër ju pres në bulevardin “Dëshmorët e kombit” sepse situata këtu ka kaluar çdo kufi, sepse këtu 10 veta tallen me 3 milionë shqiptarë,  bëjnë  dhe moral në emër të reformës në drejtësi”,– tha Presidenti Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?