Thirrja nga Berisha në protestë: BE-ja të mos na ndëshkojë prej Ramës

Kryetari i PD-së Sali Berisha e mbylli protestën duke i bërë thirrje Bashkimit Europian nga Bulevardi i “Dëshmorëve të Kombit” që të hapë negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të mos ndëshkojë vendin tonë prej Ramës. Kryedemokrati u betua me flamurin e kombit në dorë se votat e vjedhura nuk do ti njihen Ramës dhe se i garantoi shqiptarëve se motoja e PD-së do të jetë fjala e lirë.

”Këtë javë shpresojmë që BE-ja të vendosë hapjen e negociatave dhe i bëj thirrje të mos ndëshkojnë shqiptarët prej Ramës i cili nuk i do këto negociata. Të dashur qytetarë, politika e jashtme nuk është çështje e mitingjeve dhe e protestave. Populli do ti thotë jo Ballkanit të Hapur, do ti thotë po procesit të Berlinit e rrugës drejt Europës.

Secili nga ju mund të shtrojë pyetjen pse u mblodhëm në piskun e vapës së korrikut, e vërteta është se u mblodhëm këtu për tu çuar mesazh shumicës së heshtur të shqiptarëve, ngrihuni e bashkohuni. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë. E duam Shqipërinë të bukurën e dheut, si Shqipëria vend nuk ka”.

SHKARKO APP