Thirrja që bën kryeministri italian ndaj BE-së: Hapni negociatat me Tiranën dhe Shkupin
Edhe Italia është pro zgjerimit të BE-së, ndaj dhe kryeministri Mario Draghi, shprehu mbështetjen e Italisë për hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe për negociatat e përforcuara me Kosovën dhe Bosnjën.
”Ky nuk është një kërcënim për projektin evropian, por pjesë e zbatimit të tij. Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut. Duam po ashtu të nxisim negociatat me Serbinë dhe Malin e Zi, si dhe duam të mbështesim pritshmërisë e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës”.
Draghi si një ish-president i Bankës Qendrore Evropiane, i njohur për shpëtimin e euros nga kolapsi një dekadë më parë, thekson se zgjerimi i BE-së drejt lindjes ishte kyç, duke përfshirë edhe anëtarësimin e Ukrainës.