Thirrje grave dhe vajzave të bëhen pjesë e politikës dhe LSI, Kryemadhi: Jo për fasadë, por për vendimmarrje

Kryetarja e LSi-së, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi me vajza dhe gra të njësisë nr 7 në Tiranë, i bëri thirrjq që ti bashkohen politikës dhe LSI-së, jo veç për fasadë por për vendimmarrje.

Pjesë nga fjala

E di që është e vështirë. E di se pagat janë shumë të ulta, e di se mundësitë janë shumë të vogla. E di se për shkencëtarët e rinj kërkimi shkencor është zero në Shqipëri, e di që për mundësitë e zhvillimit të projekteve janë zero në Shqipëri janë thjeshtë fasadë dhe modele grabitjesh parash, por di se ju me energjinë me mendjen me dijen që vijnë për shkak të investimit tuaj të madh të familjeve tuaja, ta ktheni në investim kombëtar që ngrëmë atë sistem për të investuar tek të rinjtë dhe të rejat, për të investuar tek sistemi arsimor, për ta kthyer atë në mundësi që kur të mbarojnë të kenë një punë të mirëpaguar.

Për të krijuar një infrastrukturë të zhvillimit të agroturizmit, agrobiznesit, industrisë së transportit, naftës, të kërkimit shkencor, të menaxhimit të burimeve natyrore në miniera në naftë, dhe kudo t’i kthejmë në një efiçencë të plotë sepse jemi vendi më i pasur në burimet natyrore, por jemi vendi më i varfër në klasë politike.

Prandaj ju ftoj të gjitha grave dhe vajzave që të bëheni pjesë e politikës, jo vetëm me votë por pjesë e vendimarrjes. Të kërkoni votën për veten tuaj, sepse Monika ka qenë përherë në krahun tuaj, sepse mendoj se sot është më e rëndësishme një inxhiniere e re, një doktoreshë e re, një pedagoge e re të drejtojë politikën sesa një Monikë e vjetër. Prandaj mua më keni në krah jam pjesë me ju, për të qenë me ju pjesë e lokomotivës për ta drejtuar të gjithë këtë strukturë jo vetëm të LSI-së në njësinë 7, por të shpërndajmë këtë energji pozitive tek të gjitha gratë e vajzat kudo.

Dua t’u uroj me shpirt me zemër, suksese në këtë betejë që është e fituar, sepse kur je me të drejtën asnjëherë nuk humbet, por suksese në këtë betejë për të rivlerësuar pozicionin e gruas shqiptare, jo si fasadë e klasës politike, por pozicionimin e gruas shqiptare si një vendimarrëse si një luftëtare, si një grua ashtu siç lufton për familjen të luftojë edhe për të ardhmen e vendit për të ndërtuar një Shqipëri që të jetë Shqipëria e shqiptarëve. Zoti i bekoftë shqiptarët.

SHKARKO APP