Numri një i “Intermedica”, Thoma Vasili firmos me kryepolicin Gledis Nano. Ja çfarë përfitojnë familjet e policëve
Drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano nënshkruajti një tjetër marrëveshje bashkëpunimi me laboratorin mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, në favor të punonjësve të Policisë, familjarëve të tyre dhe familjarëve të të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.
Policia e Shtetit pas marrëveshjes për kryerjen e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike nga punonjësit e Policisë, ka firmosur një tjetër marrëveshje me administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”, Thoma Vasili.
Kjo marrëveshje konsiston në ofrimin e ekzaminimeve mjekësore me çmime të reduktuara, për punonjësit e Policisë së Shtetit, familjarët e tyre dhe familjarët e të rënëve në detyrë apo për shkak të detyrës.
Gledis Nano gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, ka falënderuar Thoma Vasili, për mundësinë që i është dhënë punonjësve të organizatës që ai drejton, duke u ofruar atyre tarifa të reduktuara për analiza dhe ekzaminime të ndryshme mjekësore.
Vasili ka garantuar Drejtorin e Përgjithshëm, për standardet e shërbimeve që ofron subjekti që ai përfaqëson dhe ka siguruar mbështetje për Policinë e Shtetit