Thyeni rregullat dhe karantinën, deputetja Bode: Burg deri në 10 vite
Të mërkurën Kryeministri Edi Rama bëri me dije shtimin e masave, të cilat këtë herë shkojnë edhe me burgim të atyre që thyejnë rregullat dhe karantinën gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Nëse shkelja përsëritet, shkon nga 30 ditë deri në 1 vit burg. Nëse nga thyerja e rregullave rrezikohet jeta ose shkaktohet vdekja e një personi tjetër, dënimi është me 1 deri në 5 vjet.
Nga ana tjetër, kush shkel rregullat e karantinimit dënohet jo më vetëm me gjobë 700 mijë lekë siç ishte në aktin normativ, por me burg deri në 10 vjet. Nëse thyrja e karantinimit shkakton pasoja të rënda për shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burg nga 3 deri në 10 vjet. Nëse personi që thyen karantinën është i infektuar dhe ia transmeton atë dikujt tjetër, rrezikon burgim deri në 10 vite
Këto masa që janë të njëjta me regjime diktatoriale dhe janë propozimet e deputetes së PS-së, Edlira Bode dhe që pritet të miratohen në Kuvend në seancën e 16 prillit. Seanca është parashikuar që të mblidhet në sallën plenare të zakonshme, duke reduktuar stafin mbështetës dhe për të ruajtur distancimin me njëri-tjetrin në vendin e lozhat dhe plateja e sipërme që përdorej për median dhe publikun, do të përdoret për t’u ulur deputetët.