Tifozi i “Juve”-s: Bleve votat! Rama reagon: PS si ‘Zonja e vjetër’ sa më shumë ta pengosh aq më shumë fiton

Kryeministri Edi Rama ka postuar dje në “Facebook” një status për marrëveshjen me FMN-në, ku shkruan se dakordësia e plotë me FMN për Projekt-Buxhetin 2017 është një përgjigje shembullore për gjithë politikanët dhe shkarrashkruesit e kazanit.

Pas statusit ka ka pasur komente të shumta pozitive dhe negative, një ndër tyre, e akuzon për blerje votash. Por duke parë fanellën e veshur nga komentuesi Rama bën një lidhje mes Partisë Socialiste dhe Juventusit.

“Mos të ishte për blerje votash ti nuk do fitoje kurrë, hajdutë e mafiozë”, shkruan komentuesi

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Rama thotë se PS është si Juvja, sa më shume ta pengosh aq më shumë kampionate fiton.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Alesio mos e fyej atë fanellë ku mungon një yll i verdhë për shkak të baltës që u hodh mbi Zonjën e Vjetër të Italisë. Dhe mos e harro, PS është si Juvja, sa më shumë ta pengosh aq më shumë kampionate fiton”, shkruan kryeministri.

rama-fb-per-fmn rama-komentuesi

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?