”TikTok do mbyllet”, Rama: Nuk kemi zgjidhje, por do na paraqesin disa propozime

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar detaje nga biseda me përfaqësues të aplikacionit Tik Tok, teksa ishte i pranishëm në inspektimin e laboratorit të mediave digjitale në Universitetin e Tiranës. Teksa u pyet nga një studente e gazetarisë lidhur me mbylljen e Tik Tok, Rama tha se aplikacioni do të mbyllet, pasi nuk ka zgjidhje tjetër dhe se i janë parashtruar shqetësimet përfaqësuesve.

”Mendoj se për momentin nuk kemi një zgjidhje tjetër. Jemi në dialog me TikTok-un, me i parashtruar zgjidhjet tona. E mira është se ata nuk kanë qenë refraktarë ndaj këtyre shqetësimeve. Dhe kemi rënë dakord në një kohë të arsyeshme kur ata të jenë gati, do të na paraqesin disa propozime për ti adresuar këto shqetësime.

Një nga pikat është që TikTok nuk e ka filtrin për gjuhën shqipe. Dhe kështu nëse një gjuhë tjetër nuk arrin dot fjalët që nuk duhen përdorur që të zënë hapësirën virtuale të TikTok, në shqip duke mos qenë filtra.

Kam përshtypjen se edhe pse është një sfidë të vetme për t’i mundur të rinjtë të këtë fushë, një VPN e një shteti tjetër nuk do ta kenë të lehtë. Megjithatë kurrë mos thuaj kurrë me këtë brez që po na vjen”,-tha Rama.

SHKARKO APP