”Tirana e para në shembjen e tiranisë”, Meta takim me strukturat e partisë: Rama e betonizoi qytetin

Nuk ka pushim për Ilir Metën. Këtë pasdite të së mërkurës, ai po zhvillon një takim me strukturat dhe përfaqësuesit  e Partisë së Lirisë për degën e Tiranës. “Ndezim motorët dhe bashkojmë energjitë: Nga nesër Tirana e para në shembjen e tiranisë”, është ky mesazhi që Meta ka ndarë.

Po ashtu Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama, duke thënë se ka qenë nismëtari i betonizimit të kryeqytetit duke e nisur rrugëtimin e tij politik me vjedhjet e 20% dhe e vazhdon me vjedhje 500% pasi po realizon sipas tij autostradat me kilometrin e asfaltit me të shtrenjtë në të gjithë Europën.

”Tirana ka përjetuar më shumë së gjithkush tiraninë e këtij sekti akut dhe antikombëtar që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish-kryeministrit Ilir Meta për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbërta. Për të ruajtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara siç ishte Teatri Kombëtar për ta kthyer sot në Tiranën e betonit ku nuk dallohet më kulla e Sahatit se kanë lindur kulla të tjera qiellgërvishtëse. Tirana ka hak për të marrë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale, shumë shpejt për t’ia kthyer padrejtësinë me drejtësi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?