Tirana kryeqendra e Europës për 24 orë, Samiti i Berlinit jehonë në mediat ndërkombëtare
Tirana është qendrën e Europës sa i takon lajmeve, pasi ka mirëpritur Samitin e Procesit të Berlinit ku marrin pjesë përfaqësuesit më të rëndësishëm të Bashkimit Europian, si dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
”Associated Press” thekson se ky samit nuk i jep rëndësi vetëm Ballkanit, në rrafshin politik dhe ekonomik, por edhe për faktin që një ngjarje e tillë, zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të Unionit Europian.
“Bashkimi Evropian ofron një plan të ri rritjeje për Ballkanin Perëndimor, duke hapur pjesërisht tregun e përbashkët”, shkruan prestigjiozja Associated Press, e cila e shoqëron lajmin me një kolazh fotosh nga pritja që i bën kryeministri Rama liderëve të Europës.
Kurse radio ”France Internationale” e nis artikullin duke nënvizuar se “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në fokus të samitin e Shqipërisë”. Kryeministri Rama i kërkoi BE-së të mos vërë afate anëtarësimi dhe të zhdukë ndasitë me Ballkanin Perëndimor, duke marrë edhe një premtim nga presidenti i Këshillit Europian. Ndërsa kryeministri i Spanjës që nuk njeh Kosovën, bëri thirrje që Izraeli e Palestina të njohin njëra tjetrën, si e vetmja mënyrë për paqe.