Tirana si Siçilia, breshëri automatiku mbi një “Audi”, dy të vdekur
Bresheri automatiku mbi një “Audi” të bardhë te Zona e Astirit. Mësohet se sulmi me armë ka qenë agresiv ku janë lëshuar drejt makinës dhjetëra plumba.
Shoferi dhe pasagjeri në “Audi” kanë vdekur si pasojë e bresherive mbi ta.
Njëri prej të cilëve është identifikuar si Eriges Mihasi, 32 vjeç i cili njihej si person me precedent penal. Viktima e dytë është Armando Dumani.
Shënjestra e ekzekutimit të mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit, 32-vjeçari Erigers Mihasi, ishte baba i tre fëmijëve, dy djemve dhe një vajze të vogël.
Pas ngjarjes është gjetur një mjet i djegur në zonën e Thumanës. Dyshohet se ajo i përket autorëve të atentatit në Astir të Tiranës. Policia dhe zjarrfikëset janë nisur drejt vendngjarjes.
Kujtojmë se rreth orës 19:30, në zonën e Astirit iu bë atentat Erigers Mihasit dhe Armando Dumanit, emra këto të njohur për drejtësinë. Erigers Mihasi është arrestuar në vitin 2019, pasi dyshohet se ka qenë një prej autorëve të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë.
Arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës. Ai fitoi pafajësinë për këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij del edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai njihej si mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.
Ndërsa edhe viktima tjetër, Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “2 rrathët” në Unazë të Re, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjeti tip “Audi”. Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët ishin brenda në mjet.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe grumbullimin e çdo prove që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
KOHA JONË SONDAZH

