Tirana vishet kuqezi për betimin e presidentit të ri, Erion Veliaj ironizon Ilir Metën
Kryeqteti është gati për ceremoninë e betimit të Presidentit të ri, Bajram Begaj. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka postuar fotot nga zbukurimet me flamuj kuqezi përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, teksa ka ironizuar edhe Ilir Metën.
Veliaj shkruan se kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, edhe pse shpesh kanë sabotuar projektet madhore te bashkise.
“Kryeqyteti i ka respektuar gjithnjë presidentët, dhe pse shpesh kanë sabotuar punët, nga këndet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana. Me shpresën e madhe që më në fund do kemi një president normal, qyteti i Tiranës është stolisur kuq e zi gati për ceremoninë”, shkruan Veliaj.
Kryeqyteti i ka respektuar gjithnje presidentet, dhe pse shpesh kane sabotuar punet, nga kendet e lodrave e gjer tek projektet madhore, Astiri e Lana.
Me shpresen e madhe qe me ne fund do kemi nje president normal, @CityOfTirana eshte stolisur kuq e zi gati per ceremonine! 🇦🇱❤️ pic.twitter.com/sFBBQFzh8u
— Erion Veliaj #B40Presidency 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) July 24, 2022