Tiranë, ASHE kryeson edhe në Këshillin Bashkiak me 66%

Pas zgjedhjes së Erion Veliajt si kryetar të ri të bashkisë së Tiranës, Aleanca për Shqipërinë Europiane kryeson edhe në Këshillin Bashkiak.

Në Tiranë ka nisur numërimi edhe i kutive me votat për Këshillin Bashkiak të kryeqytetit dhe nga informacionet e fundit rezulton se ky proces ka ecur me ritme të kënaqshme.

Nga të dhënat rezulton se, edhe në këtë garë deri tani dominon e majta, me 66% të votave të numëruara kundrejt 33 për qind të së djathtës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?