Titulli “Mjeshtër i Madh” për profesor Sherif Bundo, Presidenti Meta: Edukon rininë në fushën e financës dhe kontabilitetit

Presidenti Ilir Meta ka dekoruar me titullin ”Mjeshtër i Madh”, profesor Sherfi Bundon për të cilin thotë se prej dekadash është i angazhuar në edukimin e brezave të rinj në fushën e financës dhe kontabilitetit. ”Mirënjohje për ndihmesën e rëndësishme të dhënë në rritjen e rolit të biznesit shqiptar dhe angazhimit të tij të çmuar në ndihmë dhe në përkrahje të zërit të sipërmarrësve vendas”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

Profesor Sherif Bundo është një personalitet i shquar i shkencave ekonomike, autoritet i spikatur akademik dhe i respektuar në shoqërinë shqiptare, i cili prej dekadash është i angazhuar në edukimin e brezave të rinj në fushën e financës dhe kontabilitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vlerësim të kontributeve të vyera shkencore dhe publike, në financa e mësimdhënie në shkollat e larta ekonomike, duke manifestuar ndjenjë të lartë përgjegjësie publike dhe profesionalizmi në mbrojtjen e pakompromis të interesave kombëtare, i akordova sot Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mirënjohje për ndihmesën e rëndësishme të dhënë në rritjen e rolit të biznesit shqiptar dhe angazhimit të tij të çmuar në ndihmë dhe në përkrahje të zërit të sipërmarrësve vendas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?