Tjetër akt human/Manastirliu: 60 infermierë ikën sot në Itali, së bashku do t’ia dalim

Edhe njëherë tjetër, Shqipëria tregon anën e saj humanitare. Pas ndihmës që i dha Italisë fqinje me 30 mjekë dhe infermierë për të luftuar Covid-19, një grup tjetër prej 60 personash, u nis drejt Italisë për të kontribuar për situatën ndaj pandemisë. Teksa i përcolli në Rinas, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në fjalën e saj tha se Italia në këtë luftë të fortë që po kalon ka në krah Shqipërinë.

“Ju falënderoj për atë që po bëni për misionin tonë të dytë humanitar në kuadër të solidaritetit që tashmë është pjesë, prioritet kyç kundër Covid-19, që na mban dhe bashkon. Ju falënderoj dhe jam e bindur se sikur na bëri krenarë grupi parë që nisëm në Itali në misionin e parë për të ndihmuar Italinë, ashtu edhe ju do të na bëni krenarë. Ju falënderoj në emër të kryeministrit. Nëse mendoni se ajo që bëjmë është vetëm një pikë uji në oqean, por pa këtë pikë uji oqeani do të ishte më i vogël. Faleminderit. 60 infermierë do të luftoni me kolegët italianë në frontin e luftës kundër COVID. 30 të tjerët do të rikthehen, ju do të vijoni. Është momenti për të treguar shpresë dhe solidaritet për popullin mik italian që na ka mbështetur gjatë këtyre viteve dhe është më e pakta që mund të bëjmë. E treguan edhe më së fundmi me tërmeti”.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/2609308059389230/

SHKARKO APP