Tjetër dhuratë nga Shqipëria/Luigi Di Maio: Grazie! Po i qëndroni pranë Italisë

Shqipëria këtë të hënë tregoi një tjetër akt human, duke dërguar edhe 60 infermierë në Itali. Ky gjest human vjen pas të parit, ku 30 ekspertë të mjekësisë po kontribuojnë në Italinë e cila është goditur shumë nga pandemia e Covid-19. Një faleminderit të menjëhershëm e ka dhënë Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, i cili përmes një postimi në Twitter, ka shprehur mirënjohjen ndaj Kryeministrit Edi Rama dhe Shqipërisë.

Vetë ministri do të presë ekipin shqiptar në aeroportin e Fiumicinos në Romës në orën 16:30. “Sot mbërrin në Itali një task-forcë prej 60 infermierësh për të dhënë kontribut në spitalet tona. Një ndihmë konkrete që vjen nga miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama që po i qëndron pranë Italisë”.

Shqipëria ka dërguar ekipin e dytë të infermierëve për t’u ardhur në ndihmë mjekëve italianë që po përballen me një fluks të madh pacientësh të prekur nga COVID-19. Këtë herë qeveria shqiptare ka dërguar 60 infermierë ndërsa në grupin e parë ishin pjesë 30 mjekë dhe infermierë.

SHKARKO APP