Tjetër koalicion për 14 Majin, tre deputetë të PD japin firmën

Zgjedhjet lokale kanë zgjuar interesin e partive të vogla që të bashkohen dhe të dalin në garë. ”Aleanca Liberale e Djathtë”, kërkon që të jetë në zgjedhjet lokale të 14 Majit, ndaj dhe ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim.

Kërkesa vjen e mbështetur nga tre deputetë të PD-së, nga Edmond Spahu, Tritan Shehu dhe Luan Baçi.

Aleanca Liberale e Djathtë ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrimin e koalicionit me tre parti; Balli Kombëtar Demokrat, Bashkimi Liberal Demokrat, Partia Bashkimi Demokrat. Sigla e koalicionit do të jetë ALD.

 

 

SHKARKO APP