Tjetër përplasje Rama-Vuçiç

Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiç ka patur një tjetër përplasje me homologun shqiptar Edi Rama. Këtët herë ata nuk janë konfliktuar ballë për ballë, por në distancë.

Kreu i qeverisë serbe ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar të disa ditëve më parë se po punohet për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Pa e analizuar kontekstin dhe tërësinë e kësaj deklarate, Vuçiç ka reaguar me një postim në Twitter, duke e cilësuar një sjellje të tillë si përpjekjen e rradhës të shqiptarëve për ta destabilizuar rajonin.

Ngjall habi një koment i tillë, i cili vjen si rezultat i mbledhjeve të përbashkëta qeveritare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat janë kundërshtuar edhe më parë nga zyrtarë të lartë serbë, të cilët i konsiderojnë si një provokim. Nuk kuptohet përse ndihen kaq të provokuar serbët, kur edhe ata vetë bëjnë rregullisht mbledhje të përbashkëta qeverish mes Maqedoninë, apo Malin e Zi dhe askush nga faktori shqiptar nuk e ka konsideruar ndonjëherë një gjë të tillë si provokim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?