Tjetër ushtri e BE-së? Mogherini: Brukseli ka guxim politik por duhet…

Bashkimi Europian është në një pozitë unike për të siguruar sigurinë globale, ku prej kohësh vendet europiane, kanë vënë në tryezën e bisedimeve krijimin e një ushtrie të re, nën ombrellën e BE-së. Ky propozim ka ardhur pas tensioneve dhe konfliktve që po arrijnë deri në nisjen e një lufte.

Tabloiti britanik, “Daily Express”, shkruan se Federica Mogherini, shefja e çështjeve të jashtme të BE, ka theksuar se Brukseli kishte fuqinë “e vështirë” dhe “të butë” që nevojitej për të përmbushur detyrën e mbrojtjes,-raporton “Koha Jonë”.

Duke folur në Konferencën “Lennard Meri”, në Estoni, Mogherini tha se: “Ju merrni çdo krizë apo kërcënim të sigurisë në botën e sotme dhe kuptoni se mjetet ushtarake janë gjithmonë të nevojshme, por kurrë nuk janë të mjaftueshme”, u shpreh ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shefja e çështjeve të jashtme të BE-së, nënvizoi se Bashkimi Europian e ka këtë përzierje unike të fuqisë por shtoi se kjo fuqi duhet të rritet pasi nuk mjafton.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Atë që kemi tani nuk mjafton, por gjithashtu ne kemi në të njëjtën kohë edhe fuqinë e butë. Dhe kjo përzierje unike forcohet nëse ne arrijmë të rrisim fuqinë tonë. Duhet të vendosim veten në një vend që të jetë shumë i dobishëm për partnerët tanë në botë e kjo për të trajtuar disa çështje të sigurisë”, shtoi Mogherini.

Gjithashtu ajo tha se blloku ka “guximin politik” për të marrë rolin dhe se mund të bëhet një institucion që siguron sigurinë mbarëbotërore.

“Bota është komplekse dhe nuk ka një instrument të vetëm që do të bëjë mbrojtësin. Kështu që unë mendoj se puna që kemi para nesh është e madhe, por nëse jemi të sigurt dhe të kemi guximin politik për të përdorur potencialin që kemi, ne mund të jemi ofruesi i sigurisë për rajonet europiane dhe më shumë por që nevojitet partneritet”.

Muajin e kaluar një ish-ambasadori i Britanisë së Madhe në NATO u shpreh se siguria e shkatërruar në të gjithë Europën, do të thotë se kontinenti është më afër luftës sesa ka qenë në dekada.

Sir Adam Thomson, i cili tani është drejtor i Rrjetit Europian të Lidershipit, theksoi se rreziku i një konflikti të armatosur është në pikën më të lartë, meqë tensionet midis NATO-s dhe Rusisë po rriten, si dhe nacionalizmi dhe populizmi që dalin përpara në të gjithë Kombet Europiane.

“E drejta e sigurisë në të gjithë Europën është duke u shkatërruar tani dhe unë do të thoja që lufta është një rrezik më i lartë sesa ka qenë në dekada. Është konfrontimi midis NATO-s dhe Rusisë, populizmi në rritje dhe nacionalizmi”.

Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?