Tmerri i ish-kombinatit, Anisa Josifi 15 muaj e vdekur në banesë!

Një ngjarje në kufijtë e imagjinatës që nuk mund të lërë indiferent të madh e të vogël. Hetimet, dëshmitë që vijnë hap pas hapi për tragjedinë e ndodhur në Kombinat e konfirmojnë këtë.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” se ekspertiza paraprake e mjekësisë ligjore për trupin e pajetë të 30-vjeçarjes Anisa Josifi ka zbuluar se ajo ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.

Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë.
Këtë e ka konfirmuar dhe vajza tjetër, 34-vjeçarja Blerta Josifi e cila ndodhet në spital. Blerta ka deklaruar se ajo dhe nëna kanë refuzuar çdo gjë, ushqim, ujë etj për 40 ditë.
“Nëna vdiq, unë mbijetova”, i tha policisë 34-vjeçarja. Policia hyri nga dritarja e banjës ditën e djeshme në banesën e tyre sepse ballkoni ishte mbyllur me kangjella hekuri./bw/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?