Tmerri po vjen në Londër, deri në 40 gradë!
Mbretëri e Bashkuar – Zyra e Meteorologjisë ka nxjerrë një paralajmërim të kuq për të nxhetin që pritet të godasë pjesë të Anglisë, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë celcius ditën e hënë dhe të martë.
Ky është paralajmërimi më i lartë që ekziston në këtë vend, që nënkupton se ka rrezik për jetën. Ai përfshin Londrën, Mançesterin dhe Jorkun.
Moti i nxehtë po trajtohet si një emergjencë kombëtare dhe autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të marrin masa dhe të tregojnë kujdes.
Agjensia për Sigurinë Shëndetësore në MB gjithashtu ka lëshuar alarmin e nivelit të katërt. Një alarm i tillë do të thotë se sëmundje ose vdekjet mund të ndodhin edhe tek personat e shëndetshëm dhe jashtë grupeve me risk të lartë.

Qytetarëve po u bëhet thirrje të qëndrojnë të hidratuar, të mbajnë perdet të mbyllura dhe të mos dalin në orët e pikut të vapës. Gjithashtu të kujdesen për personat e pamundur dhe vulnerabël.
Moti i nxehtë pritet të rrisë presionin ndaj sistemit shëndetësor, duke shtuar rastet e personave që paraqiten me problematika shëndetësore të shkaktuara nga temperaturat e larta.
Britania është përballur me temperatura të larta gjatë javëve të fundit, ndërkohë që edhe vendet e tjera të Evropës kanë parë një rritje të ndjeshme. Spanja, Portugalia dhe Franca po përballen gjithashtu me zjarre si pasojë e temperaturave të larta. /TPZ.al/

KOHA JONË SONDAZH

