“Tok me ne si në shtëpi”, inaugurohet hapësira më e re rinore në kryeqytet (FOTO)

Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë dhe në kuadër të programit Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 inaguruan hapësirën më të re rinore në kryeqytet.

Vendtakimi i ri për të gjithë ata që dëshirojnë të diskutojnë, debatojnë, krijojnë aktivitete artistike, apo të jenë pjesëmarrës në eventet që kjo hapësirë rinore do të mirëpresë për të patur një angazhim më të mirë social dhe kulturor, quhet “Tok me ne #SiN’Shpi.

Në eventin inagurues të Premten në 11:00 u prezantua programi javor dhe mundësitë se si organizatat dhe të rinjtë do të mund të përdorin këtë hapësirë për aktivitetet e tyre.

Kjo nismë është realizuar në kuadër të projektit “Këmbëkryq me Ndërkombëtarët’’, nën implementimin e organizatës Qendra për Ekselencë (DCE) në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar dhe Bashkinë Tiranë.

SHKARKO APP