Tom Doshi i sëmurë? Këshilli i Mandateve shtyn mbledhjen

Ka përfunduar para pak çastesh mbledhja e Këshillit të Mandateve për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frrokun.

Pas mbarimit të mbledhjes, në të cilën  po shqyrtohet kërkesa e Prokurrorisë për heqjen e mandateve për dy deputetët,  Eduard Halimi tha se  u pranua kërkesa e deputetit Doshit për shtyrjen e mbledhjes me dy ditë.

Halimi gjithashtu tha se Partia Demokratike ka qenë gjithnjë në favor të kërkesave të Prokurorisë.

"Jemi në favor të kërkesave të prokurorisë, ashtu siç kemi qenë edhe pro transparencës. Depuetët e PS-së pranuan kërkesën e deputetit Doshi për shtyrjen e mbledhjes", u shpreh Halimi.

Deputet Tom Doshi mësohet se ka paraqitur një raport mjekesor ku pretnedon se është sëmurë. Po sot është raportuar se Doshi është parë në një spital provat.

SHKARKO APP