Tom Doshi: Ja kush ka fshehur pasuri
Deputeti Tom Doshi hidhet në kundërsulm pas kallëzimit penal nga ILDKPKI për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
ILDKPKI deklaroi se Doshi ka fshehur 23 milionë euro.
Vetë deputeti deklaroi për Oraneës se ai ka deklaruar gjithçka dhe asnjë nga akuzat ndaj tij nuk qendron.
Doshi thotë se ai është i vetmi deputet që ka deklaruar pasuritë e tij ndërsa deputetët e tjerë kanë fshehur miliona euro.
“Nuk kam as një mijë euro të padeklaruara, jo më 23 milionë. Unë jam kontrolluar për këtë çështje dhe nuk kanë gjetur dhe s’kanë për të gjetur asnjë shkelje”, ka thënë Doshi.
Më tej ai shton se janë të shumtë politikanët shqiptarë që kanë fshehur pasurinë por pa dhënë ansjë emër.
“Të gjithë ata që kanë qenë Ministra dhe që janë sot. Të gjithë janë më të pasur se unë, por nuk mund t’i deklarojnë. Qetësia ime është se çdo gjë është në emrin tim, ndërsa ata e kanë në emrin e të tjerëve. Dhe kanë pasur probleme disa Ministra që i kanë vënë në emër të tjerëve dhe për fat të keq ka qëlluar ndonjëri bixhozxhi dhe i ka lënë në bizhoz dhe nuk munden as t’i kërkojnë”.
Doshi i cilëson këto akuza si politike dhe se nuk ka frikë të përballet me to në Prokurori.
Unë jam i vetmi në ato biznesmenë dhe politikanë që në 2008 kur kam shitur aktivitetin e kompanisë gjermane, 18 mln euro, unë i kam paguar shtetit 1 milion e 800 mijë dollarë taksa. për 10 vjet, kjo është e pesta herë që kontrollohem”.
Gjithashtu ILDKPKI i drejtuar nga Shkëlqim Ganaj akuzon paraardhësit e tij se edhe pse këto shkelje janë vërejtuar edhe nga vitet e kaluara janë mbajtur të fshehura duke mos i dërguar dosjet në prokurori.