Tom Doshi: Nga sot nuk ka më demokraci

Deputeti Tom Doshi është shprehur i zhgënjyer nga vendimi i Parlamentit për heqjen e mandatit të tij. Votimi mori 80 vota pro dhe asnjë kundër për heqjen e mandatit të deputetit të Shkodrës. Por ky i fundit ka deklaruar se nuk ka frikë nga arrestimi.

Doshi është shprehur se ky është një rast pa precedent dhe kërkesa për arrestimin e tij është tërësisht politke. "Kur bëhet kjo gjë për deputetët, mendoni se çfarë mund të bëhet me qytetarët", ka thënë Doshi. Ai shtoi se, që prej ditës së sotme nuk ka më demokraci.

SHKARKO APP