Tom Doshi president i Vllaznisë?
Deputeti i pavarur Tom Doshi mund të jetë presidenti i ri i Vllaznisë. Sipas lajmeve të faqeve sportive Doshi do të jetë president i klubit shkodran të futbollit.
Edhe vetë faqja e Vllaznisë në FB thotë se ai mund të jetë në krye të klubit megjithëse është e vështirë të mendohet se si do të gjejë ai fjalën me një bashki të djathtë. Por nëse një gjë e tillë ndodh ky do të qe nje konvertim i madh i doshit nga një deputet i rëndësishëm dhe influent i kësaj shumice, në një nga presidentët e klubeve më të famshëm të futbollit i cili mund ti ndihmojë Doshit për betejat e ardhshme politike.