Tom Doshi rikthehet në Kuvend
Deputeti Tom Doshi u rikthye në Kuvend, për herë të parë që prej arrestimit të tij.
Ai ishte i pranishëm në seancën e së enjtes.
U bë më shumë se tre javë që Doshi nuk është shprehur publikisht.
Ai ishte angazhuar në fushatë në Vaun e Dejës në krah të kandidatit socialist, i cili humbi zgjedhjet.
Aktualisht Doshi është nën masën ‘detyrim me paraqitje’.
Doshi akuzoi kreun e Kuvendit, Ilir Meta, se ka paguar njerëz për ta vrarë, por përfundoi i arrestuar për kallëzim të rremë.