Tom Doshit i mbetet vetëm dëshmia e Priftit

Ish-ministrit i Ekonomisë gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike,Dritan Prifti është personi i vetëm që mbështet variantin e deputetit Tom Doshi për atentat. Sot Dritan Prifti ka dëshmuar në Prokurori. Prifti tha se thirrja në Prokurori ka ardhur pas dëshmisë që ka bërë kreu i Kuvendit, Ilir Meta, e cili e ka përmendur si person të përfshirë në akuzat e Tom Doshit.

Prifti tha se ka pasur një skenar të “mirëmenduar”, të vrasjes së Tom Doshit dhe se ai nuk "tërhiqej, siç bëri deputeti Mark Frroku". Më pas u tha gazetarëve se nuk e trembte asnjë lloj presioni, as kërcënimi nga Ilir Meta, se nuk kishte halle si Mark Frroku dhe se videoja me Shkëlzen Berishën, ishte vetëm taktikë e kryetarit të parlamentit për të mënjanuar drejtësinë. “Në këtë vend po ndodhin gjëra të çuditshme. Ka pasur një komplot dhe një skenar të mirëmenduar për të vrarë deputetin Tom Doshi. Unë kam bindjen se ky grup prokurorësh janë shumë seriozë. Kam bindjen se kjo tentativë për vrasje do të zbardhet. Unë nuk jam Mark Frroku. Erdha këtu dhe kam deklaruar plotësisht të vërtetën, ato që kam deklaruar dhe që di. Nuk më tremb asnjë lloj presioni, denoncimi apo kërcënimi që mund të bëhet Ilir Meta apo njerëzit pranë tij, për të shtrembëruar të vërtetën. Nëse Mark Frroku ka halle të tjera dhe për shkak të këtyre halleve nuk dëshiron të thotë të vërtetën unë nuk kam halle të tilla. Shyqyr Zoti”,- tha .

Prifti tha se arsyeja se pse,  sipas tij është kërkuar eliminimi i Doshit ka qenë urrejtja e Metës për daljen e videos. “Kam deklaruar këtu, pavarësisht se është sekret hetimi, kam deklaruar të gjithë takimet që ka bërë Tom Doshi, Mark Frroku, Durimi, u penduari u kësaj çështje, dhe shumë gjëra të tjera. Me informacionet që kam unë jam i bindur se kjo çështje do të zbardhet nga këta prokurorë. Arsyeja është urrejtja që ka pasur Ilir Meta ndaj meje e Tom Doshit për publikimin e videos së korrupsionit ndaj Ilir Metës”,- tha Doshi.

SHKARKO APP