Tonin Vocaj i kundërpërgjigjet Gazment Bardhit

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, ka paralajmëruar se do të padisë për shpifje Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit, pas akuzave të këtij të fundit.

Gazment Bardhi në “Opinion” fyu rëndë dhe pa asnjë fakt Tonin Vocaj, drejtorin e policisë kriminale të Republikës. Në mjediset e Policisë, Tonin Vocaj njihet si një prej ikonave të kësaj policie.

Më pas mësohet se Tonin Vocaj ka thënë se “Lidhur me deklaratat e zotit Bardhi ndaj meje, hedh poshtë me neveri çdo shpifje mbi figurën time. Kam 40 vite pa ndërprerje që i shërbej Policisë së Shtetit. Nuk kamë qenë pjesë e inskenimeve, kam bërë detyrën. Jam duke konsideruar kallëzimin penal ndaj zotit Bardhi për shpifje”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?