Topalli: Basha është i shitur, nuk njeh ligj, votë dhe parim. Është diktator

Jozefina Topalli nuk ka dashur kurrë që Lulzim Basha të jetë kryetar i PD-së. E ftuar në emisionin “Opinion”, ish-kryeparlamentarja e ka quajtur Bashën si një kryetar të shitur, diktator dhe një njeri që nuk e njeh ligjin, votën dhe parimin.

”Unë mezi erdha dhe këtu sepse sapo kam ardhur nga jashtë, por kjo nuk ka lidhje je apo nuk je prezente. Këtu ka lidhje me qëndrimet ndaj një momenti kritik, kyç të një force politike që nuk është opozitë. Zoti Berisha kishte thënë që kryetari është i thyer, në fakt kryetari është i shitur”,-tha ajo.

Po si shpjegohet që ky kryetar mori gjithë Partinë Demokratike historike, të fundit Zoti Berisha dhe të gjithë ju dhe ju nxori nga partia dhe e kontrollon partinë vetë? Kjo tregon dhe një aftësi jo të vogël të këtij personi.

Diktatorët nuk janë të paaftë.

Diktator Lulzim Basha?

Ky është problemi i juaji dhe kur them i juaji, është problem i shumë njerëzve të cilët duke thënë se “hë mo ai nuk ka gjë në dorë se është Berisha që i vendos” etj, por fakti është që ai njeri nuk lë votë, nuk lë fjalë, nuk lë diskutime, nuk njeh ligj, nuk njeh parim.

SHKARKO APP