Topalli: Blushi është kundërshtari më i egër i PD, por sot jam me atë kundër kriminelëve

Deputetja e PD-së Jozefina Topalli denoncoi kërcënimin e bërë ndaj deputetit Ben Blushit nga kreu i Bashkisë së Kavajës. Ajo tha në seancën se Ben Blushi është kundërshtari me i egër i PD dhe Sali Berishës, por sot ai ka nevojë që Parlamentit të mbajë një qëndrim ndaj personave me precedentë penalë.

“Një deputet, një gazetar, një ndër kundërshtarët më të fortë të PD është ngritur dhe ka thënë unë jam i kërcënuar. Nuk pashë kryetarin e Kuvendit të reagonte. Nuk pashë Kryeministrin e vendit të reagonte. E njëjta sjellje. Po pse e gjithë kjo papërgjegjësi? Ku janë kriminelët thotë ky dhe shkon dhe bën show te njerëzit e shkretë. Ky vend nuk i zgjidh cështjet e veta. Refoma më e madhe në këtë vend është heqja e Edi Ramës. I bëri një pyetje Kryeministrit kush është ky që e kërcënon. Njëlloj si në rastin e Mark Frrokut, Kryeministri nuk reagoi. Pse gjithë kjo papërgjegjshmëri. Se keni ngritur llumin në krye të vendit”,- tha Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?