Topalli: Detyra e Bashës, ta çojë PD-në drejt fitores
“Detyra e Bashës është ta çojë PD-në drejt fitores me aleatët natyralë të saj”.
Kështu pohon ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, gjatë një interviste televizive, teksa shton se Partia Demokratike ka për detyrë ta kryejë këtë mision përmes aksioneve të forta me protesta më masive.
“Partia Demokratike duhet të mbështesë OJQ-të, por duhet të jetë e vetëdijshme për misionin politik që ajo ka si forcë që ka bërë histori në 25 vjet demokraci”, shprehet Topalli.
Duke folur edhe për problemet e brendshme në PD, ajo thotë se përgjegjësia për humbjet në zgjedhjet lokale është e kësaj force politike dhe se nuk ka arsye të fshihet pas pretendimeve të tjera, ndonëse qëndrojnë.
“Jo vetëm parlamentarizmi është në krizë por edhe jeta politike, sociale dhe ekonomike, e për këtë duhet një reagim i fortë opozitar”, përfundon Topalli.
KOHA JONË SONDAZH

