Topalli: Dhunë shtetërore në Shkodër, kalbësirat duhen përmbysur!

Deputetja e PD-së së Qarkut Shkodër si dhe ish-krye-parlamentarja e Shqipërisë, Josefina Topalli denoncoi sot dhunën e policisë së ushtruar ndaj shitësve të duhanit në Shkodër, si një rast të paprecendentë dhe aspak dinjitoz të një shteti që sulmon qytetarët e tij.

Në profilin e saj “Facebook” ajo shprehu shqetësimin e ndërhyrjes së dhunshme të policisë ndaj shitësve të duhanit në Shkodër.  

“Sot si e tërbuar policia është sulur mbi fshatarët që shisnin duhan për të fituar bukën e gojës, pasi janë të zhytur në mjerim.”

“Në vend që fshati dhe fshatarët e varfër të inkurajohen për të mbjellur tokën ato po terrorizohen.”

“Duhanin sipas një tradite të hershme e kanë mbjedhur e prodhuar me djersë e punë të vështire, pa ndihmën e shtetit, pa ujin e domosdoshëm pa subvencionet e premtuara,” – theksoi Topalli.

“Ato ndoshta nuk nxjerrin as shpenzimet e bëra. Por sikur kjo të mos mjaftonte shteti policor sot iu turr edhe grave, nënave që kishin dalë për të shitur atë pak duhan vendas për të fituar një lek me çu në shtëpi për bukën thatë të fëmijëve të tyre .Por policët i morën edhe mallin pas dhunës që ushtruan.”

Ish-kryeparlamentarja shkon më tej, “Por nuk u ndalën këtu. Shefi i Komisariatit Demrozi kërcënoi dhe gazetarët që të mos filmonin dhe dhunoi njërin prej tyre”.

“Kjo është vetëm një prej fëtyrave të kalbësirave në pushtet! Ajo e patolerueshmja, e turpshmja është edhe më lart.”

“Ajo zyrtarja është ajo që prej dy vitesh e denoncojmë në parlament dhe që para dy ditësh e shkroi në Raportin e tij Departamenti i Shtetit!”

Unë denoncoj me forcë dhunën kundra fshatarëve në Shkodër. Denoncoj me forcë dhunën ndaj gazetarit e gazetarëve të ushtruar sot në Shkodër.”

“Nuk mund të vazhdojmë të mendojmë sot për sot. “Kjo çastësi e skajshme na çastëson, dhe veç kësaj na cektëson, na bën të përciptë. E në fund ju detyron të ulni qafën!

Ka vetëm një rrugë për të shpëtuar këtë vend, jetën dhe të ardhmen!

Kalbësirat duhen përmbysur!

SHKARKO APP