Topalli: ”Foltorja”, lëvizja më e fuqishme e këtyre 3 dekadave

Jozefina Topalli flet për Kuvendin Kombëtar të PD-së që pritet të mbahet më 11 dhjetor. Lëvizjen e Sali Berishës, ish-nënkryterja e PD-së e quan si më të fuqishmen në këto 3 dekada.

“Kriza është shumë e thellë. Foltorja është flaka e ndezur dhe lëvizja më e fuqishme e këtyre 3 dekadave. Nuk kemi parë gjatë kësaj periudhe ushtrim demokracie kaq të fuqishëm si kjo që po ndodh që nga shtatori”. Po ashtu ajo thekson se ”Foltorja” është një lëvizje unike politike në llojin e saj.

”Një lloj shfaqje të demokracisë në thelbin e saj që i mungonte jetës politike, por në mënyrë të veçantë është si një rreze drite ku njerëzit duhet të besojnë se mund të ketë zhvillime shumë të rëndësishme në Shqipëri. Po jetojmë në krizë legjitimiteti. Është sfiduar demokracia”.

SHKARKO APP