Topalli i hoqi rrogën në 2009, deputeti i PS-së fiton me gjyq shpërblimet
Asokohe, kur partia demokratike ishte në pushtet, PS-ja organizoi një grevë, ku dhe munguan në komisionet parlamentare ku dhe ju hoq rroga dhe shperblimet. Edhe pse kanë kaluar 6 vite, sot deputeti Socialist Dashamir Peza fitoi në Gjykatën e Lartë pagesën për pagat e hequra nga mospjesmarrja komisionet parlamentare për 6 muaj nga shtator 2009 deri në shkurt 2010.
Kjo periudhë i përket grevës së deputetëve socialist për të cilën administrata e asaj kohe e drejtuar nga kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, i hoqi shpërblimin përfshi pagën dhe pjesmarrjen në komisione.
Ka qenë vendimi i Kolegjit Penal të administratives në Gjykatën e Lartë që ka prishur vendimin e Apelit duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë të gjykatës administrative.
Vendimi i Kolegjit Administrativ në Gjykatën e Lartë
DASHAMIR PEZA – KUVENDI I SHQIPERISE
Prishjen e vendimit nr.3681, datë 07.10.2014 të Gjykatës së Administrative të Apelit Tiranë dhe të lënien në fuqi të vendimit nr. 930, datë 10.03.2014 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me këtë ndryshim: Detyrimin e të paditurit Kuvendi i Shqipërisë ti paguaj paditësit Dashamir Peza edhe shpërblimin për pjesëmarrje në komision e Përhershëm për periudhën Shtator 2009 – Shkurt.
KOHA JONË SONDAZH

