Topalli: Ka një listë deputetësh me lidhje kriminale, Rama e Meta të shpjegohen
Në Kuvendin e Shqipërisë nuk janë vetëm dy deputetë, Tom Doshi dhe Mark Frroku, që duhet të hetohen nga prokuroria për lidhje kriminale apo krime për akuza që u janë ngritur atyre kohët e fundit. Sipas ish-kryetares së Kuvendit të Shqipërisë dhe deputetes së Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Jozefina Topalli, janë një listë më e gjerë deputetësh me rekorde kriminale. Këtë deklaratë Topalli e ka dha për “ABC News”, ku edhe sulmoi maxhorancën, që sipas saj erdhi në pushtet me “ndihmën” e tyre. Të dy deputetët ishin pjesë e maxhorancës që fitoi zgjedhjet e fundit, më 23 qershor, ndaj edhe Topalli thekoi se “Në Kuvend ka një listë deputetësh me lidhje kriminale, kështu Rama e Meta duhet të shpjegohen.”