Topalli: Kjë është për të ulëritur…
Deputetja e PD, Jozefina Topalli ka reaguar sot për kthimin e Armando Prengës në komisionet parlamentare.
Ajo e quan si absurde që deputeti i paditur se ka qëlluar me armë ndodhet në raportimin e Ministres së Mbrojtjes.
Postimi i plotë i Topallit në Facebook:
“Ne komisionin e sigurise pasi qelloi nga komisariati qytetaret e tij me arme!
Kthehet si deputet dhe fill e ne komisionin e sigurise , te atij komisioni parlamentar qe duhet te kerkoje llogaridhenie per sigurine e rendin ne vend!!!
Eshte per te uluritur!!! Dhe e gjitha kjo pas betejes qe ne Kuvend eshte bere kundra njerezve me rekorde kriminale , pas votimit te ligjit per dekriminalizimin, pas vizites se Kerryt qe kerkonte pikerisht zbatimin e ketij ligji.
Ministrja e Natos jepte llogari para tij. Te tjeret i uruan mireardhjen! O degradim! O turp! Te keqen e kalit te Caligola-s.
Heshtja ndaj nje poshterimi te tille na ben te gjithe bashkefajtore”.
KOHA JONË SONDAZH

