Topalli: Ky nuk është Kuvendi, ky është KukuVendi

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë fjalës së saj në Kuvend u shpreh se korrupsioni është përhapur në të gjitha degët e qeverisjes.

“Varfëria është shtuar, korrupsioni është përhapur në të gjitha degët. Zëdhënësi i Ramës tha se ekonomia është rrit. Kjo është qesharake. Sa herë që rritet besimi te ekonomia sipas parafolësit njerëzit ikin, investitorët ikin nga vendi”,- tha Toplli.

Ajo ta se investitorët gjermanë po ikin dhe po zëvendësohet me biznese kineze. “Në momentin që investitorët e SHBA dhe Gjermanisë ikin, ne kemi një problem të madh, të gjitha të tjerat rregullohen, ky është problem i madh”,- tha Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke u ndalur në replikat në Kuvend, Topalli tha se ky nuk “është Kuvendi, ku është Kukuvendi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?