Topalli: Në një vend tjetër protestat kundër qeverisë nuk do të ndaleshin

 

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar për ligjin e ri të arsimit të lartë. Në jë postim në Facebook, ajo thotë se ky ligj duhet hedhur në Bunë. Sipas saj, protestat në një vend tjetër për një ligj të tillë nuk do të ishin ndalur.

Postimi i plotë në FB i Topallit

Projekligji per Arsimin e Larte eshte per t'u hedhur ne Bune!

Ne menyre tinzare ligji per Arsimin e Larte eshte futur ne axhenden e Parlamentit gjate kohes se zgjedhjeve vendore,por edhe ne komisione ne shkelje te ligjit te Parlamentit!

Ky ligj ne fakt eshte paralajmeruar prej nje viti.

Ky ligj eshte shkaterrimi i Universiteteve.Ai nuk synon studentin dhe cilesine e tij, por fitimin e parave nga disa grupe interesi.Studentet do jene te detyruar te paguajne me shume. Familjet do e kene te pamundur te mbajne femijet ne shkolle.

Ai kthen universitetet ne korporata qe i imponohen politikes .

Ne vende te tjera kur behen reforma ne kete fushe, (dhe jo si tek ne qe rrenohet ai) protestat nuk ndalen.

Opozita duhet ti dilte zot me force te drejtave te studentit, pedagogeve, cilesise se shkolles e dijes. Ky eshte nje ligj klientelist.Asnje model ne Europe nuk perafrohet askund me kete pazar-ligj!

Ky ligj duhet hedhur ne kosh ! Ky nuk mund te trajtohet si nje ligj cfaredo. Aty vihet ne loje e ardhmja e te rinjve!

Me kete ligj universiteti trajtohet si ndermarrje qe edhe i nenshtrohet ligjit te falimentit.

E pastaj shteti te laje edhe duart si Pilati!

Ky ligj eshte per t'u hedhur ne Bune!

SHKARKO APP