Topalli: Një çetë çubash kaluan ylberin dhe u kthyen në sheikë
Ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka reaguar me anën e një postimi në rrjetin social facebook, mbi përmbytjet në vend dhe për ikjen e Kryeministrin në Majami dhe të Kryebashkiakut Veliaj jashtë vendit.
Ajo i ka quajtur të papërgjegjshëm ata, se në këto momente vendi ka nevojë për mbështetje, kurse ata sipas Znj.Topalli kanë zgjedhur të pushojnë.
Ajo ju ka bërë thirrje që të kthehen në të përgjegjshëm dhe ka theksuar më tej për Ramën se ai është njeri i dëshpëruar për famë, pushtet dhe nuk mund të mbajë peng një vend që edhe pa të, boll halle ka.
Statusi i plotë i Topallit në FB
Një çetë çubash që kaluan ylberin dhe u kthyen në sheikë ,e që shëtisin për pushime e qejf nga Majemi në Srilanka ndërkohë që vendi përmbytet nga uji dhe mjerimi! Gjithë ditën sot media raportonte për përmbytje në tokë, banesa, lokale në disa qarqe të vendit. Edhe në Tiranë uji vërshonte në disa rruge te kryeqytetit; Por Kryeministri i vendit per shtate pale qejfe vazhdon ” gezimin familjar ” ne Majemi, kurse Kryetari i Bashkise qenka nis per Srilanka. Une nuk akuzoj njeri per permbytjet nga shiu sic kane bere kundershtaret e mi kur ishin ne opozite, por imagjino sikur Sali Berisha te ishte ne Majemi per pushime kur permbyteshin toka apo une te isha ne Srilanka kur permbytej Shkodra cfare do bente Rama! Sikur te ishin per pune shteti , dhe duhej te ktheheshin me urgjence per te drejtuar shtabet per perballjen me situaten. Kurse keto dy ja mbathin per pushime pasi dhe lajmerojne ” beni kujdes se neser do kete permbytje”!
Lutem zotit qe te mos kete reshje te teperta se keto ne pushtet nuk duan t’ia dijne per njerezit e shkrete.
Ne 25 vjet keto jane njerezit me te papergjegjshem qe ka pare vendi!
Ne 25 vite kjo eshte qeveria me hajdute !
Ne fakt kjo nuk eshte qeveri , kjo eshte nje çete cubash !
Pak minuta me pare ne mes te Durresit grabitet nje person nga 4 persona te veshur si police(njofton media).
Te duket sikur degjon lajme per Kolumbine……
Nje njeri i deshperuar per fame, pushtet e para nuk mund te mbaje peng nje vend qe edhe pa te, boll halle ka!
KOHA JONË SONDAZH

