Topalli: Nuk dua opozitë europiane, të përmbysim qelbësirat
Jozefina Topalli, ish-Kryetari e Kuvendit, ka deklaruar se nuk do të dëshironte një opozitë europiane duke parë që shqiptarët po vuajnë.
Topalli ka bërë thirrje për protesta, duke theksuar se nuk është e mendimit se vendi ka nevojë për opozitë konstruktive.
“Dikujt mund t’i pëlqejë që shqiptarët t’i shohë se lepuj. T’i fusin në kafaz dhe të shohin reagimet e tyre pastaj. Unë mendoj se pas 25 vjetësh ka ardhur koha dhe ata do të dinë të ngrihen si luanë për të përmbysur sistemin e kalbur të korrupsionit që ekziston sot.
Nuk dua që shqiptarët të vuajnë me opozitë evropiane. Nuk jam për opozitë konstruktive kur shikoj këtë kalbësirë sistemi.
Unë nuk jam revolucionare prej atyre që quheshim dikur. E di që ka vetëm një rrugë, disa e quajnë revolucion demokratik, unë them përmbysje të qelbësirave.
Më duket si viti 1991, por nga njëherë tjetër më duket si një shartim me mafies dhe korrupsionit të kësaj që quhet qeverisje. Orën e kalbësirës mund ta ndalim”, u shpreh Topalli.
Topalli më tej numëroi arsyet që rritjes së nivelit të kriminalitetit në vend dhe largimit të qytetarëve nga vendi.
“Çdo javë rregullisht villen 2 ose 3 banda. Çdo ditë vriten 2 ose 3 persona. Çdo natë grabiten shpi dhe biznese. Kjo sepse papunësia është e frikshme. Sepse bizneset mbyllen çdo muaj. Nuk ka investime as të huaja as të brendshme”, theksoi ajo.