Topalli: Prokuroria nuk zbatoi ligjin si me Bashën, Mediun, Metën dhe Neranxin
Jozefina Topalli, përmes një statusi në Facebook duke i'u referuar kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për arrestimin e dy deputetëve, bën me dije se organi i akuzës duhet të kishte paraqitur edhe dokumentet e tjera në materialin shoqërues.
"Këshilli ka detyra për të plotësuar: Nga praktika parlamentare, ajo që më bën përshtypje është fakti që kërkesa duhet të ketë dokumentet shoqëruese. Këtë parashikon neni 118 i Rregullores.
Në të gjitha rastet, Prokuroria ka derguar dokumentet shoqëruese.
Basha- mbi 27 dokumente.
Mediu-të gjithë praktikën.
Meta-mesa mbaj mend ka patur dok shoq.
Neranxi të gjithë dosjen.
Dhe të mendosh se kërkonin autorizim për fillim procedimi penal. Në rastin e arrestimit, aq më tepër duhej të ishin këto dok. Mjafton të kërkohen raste të ngjashme në arkivën e Kuvendit!", ka shkruar ajo.