Topalli “provokon” Serbinë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Shefi i Kuvendit kombëtar të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Dragan Shormaz, ka ndërhyrë në fjalimin e shefes së delegacionit të parlamentit shqiptar, Jozefina Topalli, kur koj e fundit pyeti sekretarin e përgjithshëm Stoltenberg për stërvitjet e përbashkëta të forcave të armatosura të Serbisë dhe Rusisë dhe vërtetësinë e pretendimeve se Rusia ndihmon forcat e armatosura serbe. Me këtë rast shefi i delegacionit serb Dragan Shormaz theksoi se kolegët nga Parlamenti i Shqipërisë nuk posedojnë informacione të sakta për këto aktivitete të Serbisë dhe Rusisë.
“‘Kjo është një përgatitje për stërvitje të përbashkëta ushtarake mes Serbisë dhe SHBA-së’, tha Shormaz”, njoftojnë nga Parlamenti i Serbisë. Gjatë sesionit vjetor të AP të NATO-s, në seancën plenare të pranishmëve iu është drejtuar sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas fjalimit të së cilit parlamentarët patën mundësi të shtojnë pyetje dhe komente.
Stoltenberg tha se Serbia është shtet sovran, i cili vendos vetë për bashkëpunimet me vendet e tjera dhe se për NATO-n rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë i rëndësishëm, kështu që në këtë drejtim bashkëpunimi me Serbinë është me rëndësi të madhe. Në Serbi, në fushën e trajnimit në Nikinci, më 14 nëntor të këtij viti, u zhvillua një stërvitje e përbashkët ushtarake të Ushtrisë serbe dhe Forcave të Armatosura të Federatës Ruse në të cilën morën pjesë më shumë se 400 ushtarë.